Friday, May 3

E hoqën nga puna për shkak të Big Brother VIP, flet Armaldo Kllogjeri

Ish-banori i “Big Brother VIP” Armaldo Kllogjeri Iftuar mbrëmjen e sotme zbuloi së fundmi se u shkarkua nga “Teatri i Operas dhe Baletit” pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

I ftuar në ‘Më lër të flas’, tenori tha:

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.”

I pyetur se kur ka ndërmend të rikthehet, Armaldo u përgjigj duke thënë se sapo të rihapet audicioni, do jetë sërish në punë.

Ai shtoi se “Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë.”