Thursday, April 25

Kiara nuk u kujdes për Luizin që ishte i sëmurë, Olta: Të rrish me një njeri…

Që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës mbrëma, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. Shkak është bërë prova siameze, ku fati deshi që ata të binin bashkë çift.

Edhe pse janë kundërshtarë në lojë dhe kanë pasur debate shumë të forta me njëri-tjetrin, ata të dy gjatë këtyre ditëve kanë kaluar shumë qetë, ku nuk kanë munguar batutat dhe lojërat mes tyre.

Por dje këngëtari nuk është ndjerë mirë pasi kishte dhimbje koke. Aktorja i ka qëndruar pranë, duke u kujdesur për të. E njëkohësisht ka ngacmuar edhe Kiara Titon, e cila dukej sikur nuk interesohej shumë që partneri i saj nuk ishte mirë.

Olta i thoshte herë pas here se si nuk shkon ta pyes apo ta përkëdhelë Luizin, pasi nuk ndihej mirë. Madje në një moment aktorja i thotë këngëtarit:

“Të rrish me një njeri kaq të ftohtë, ti qofsh”.

Aktorja e njohur gjithashtu e puth në faqe disa herë këngëtarin dhe i thotë Kiarës se kaq mund të bënte edhe ajo, që t’i rrinte pranë partnerit që e ka të sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *