Tuesday, April 16

PAMJE +18/ Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e abortuar, e hedh në kosh! Video bëhet virale në TikTok

Pamje të rënda janë regjistruar dhe shpërndarë me shpejtësi në rrjet brenda spitalit të Elbasanit.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në rrjetin social TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Nga pamjet shihet se përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, infermierja ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.

Mister mbetet shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk janë përdorur as për ndonjë qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme.