Thursday, April 18

“Fito me elegancë ose…”/ Luizi “përndjek” Maestron, komenti epik që i la në foto

Armaldo dhe Luizi vijojnë të dhurojnë të qeshura edhe jashtë spektaklit të “BBVA 2”.

Këtë herë, Armaldo ka publikuar një foto në Instagram, me mbishkrimin: “Fito me elegancë, humb me dinjitet”.

Por, në postim mori gjithë vëmendjen Luizi me një batutë tipike. Ai komentoi: “Ose mos luaj fare kur nuk di”.

"Fito me elegancë ose..."/ Luizi "përndjek"

Komenti mori shumë like dhe reagime, edhe më tepër se postimi i Armaldos. Mes reagimesh, ishte edhe ai i Arbanës, e cila qeshi me batutën në fjalë.

Deri më tani, jashtë “BBVA 2”, në ‘sfidën’ mes Luizit dhe Armaldos jemi 1:0 dhe presim që Maestro të barazojë ose të përmbysë rezultatin.