Thursday, March 28

A u sqarua gjithçka në këtë Big Brother? Debate të forta ne Post Big Brother VIP (VIDEO)

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dy javë pas shpalljes së fituesit të “Big Brother Vip 2”, përballjet mes banorëve nuk kanë përfunduar ende! Miqësitë e thyera dhe të pathënat e konkurrentëve pas daljes nga shtëpia…

Ndiqni takimin e fundit të tyre, këtë të shtunë në orën 21:00!

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka postuar promon e puntatës së kësaj jave duke na treguar se do të kemi disa të ftuarë specialë. Në pjesën e parë do të jenë 2 nga ish-banoret e “BBV2”, Jori Delli dhe Dea Mishel Hoxha në një debat me Jetona Kocibellin dhe Ergys Mërtirin dhe në pjesën e fundit ish-deputetja dhe tashmë moderatore Grida Duma. SHIKO VIDEON