Friday, April 26

Deputetja e Kosovës reagon ndaj Zhaklinës: Rri në Beograd, ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Pas deklaratës së Zhaklin Lekatarit në rrjetet sociale, një reagim ka ardhur edhe nga deputeja e Kosovës Ganimete Musliu. Si shumë personazhe të tjerë edhe Musliu i është përgjigjur ashpër Lekatarit, duke pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave të Kosovës duke shtuar se Zhaku urrejtje po mbjell, edhe atë do të korrë.

“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo vetëm. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina, sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina.”-u shpreh Musliu.