Thursday, April 25

Incidentet në zgjedhje/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: Autoritetet të zbatojnë ligjin

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale që mbahen ditën e sotme në Shqipëri.

Ajo shkruan në rrjetin e saj social në Instagram që qytetarët e Shqipërisë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shprehur vullnetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kim i bën thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.