“Këtë punë do e diskutoj me Ramën”/ Voton në Shkodër Luiz Ejlli: Nuk merrem me politikë, vlerësoj personin

“Këtë punë do e diskutoj me Ramën”/ Voton në Shkodër Luiz Ejlli: Nuk merrem me politikë, vlerësoj personin

Fituesi i “Big brother VIP 2” Luiz Ejlli i është drejtuar ditën e sotme qendrës së tij të votimit në Shkodër.

I pyetur nga Top Channel, Luizi ka treguar se ditën e sotme po voton për të ushtruar të drejtën e tij si qytetar ndërkohë që nuk është i përfshirë politikisht dhe nuk mendon se do ta bëjë këtë gjë në të ardhmen.

Shiko SHQIP IPTV

“Erdha në Shkodër që të ushtroj të drejtën time si qytetar, për të votuar. Nuk jam i përfshirë politikisht dhe nuk mendoj të përfshihem. Unë vlerësoj personin dhe nuk merrem me politikë, nëse personi është i mirë për mua është në rregull.

 

Nuk mendoj që mendoj që mbështetja ime brenda shtëpisë mund të ketë ndikuar për kandidatin e Partisë Socialiste.”- tha Luizi.

Ndërkohë që i pyetuar nga gazezarja për dëshirën e fansave të tij, nëse do apo jo të bëhet kryeministër, Luizi e ka bërë një batutë.

“Këtë punë do e diskutoj me Ramën”- tha më humor këngëtari.

Lifestyle