Wednesday, May 8

“Sa merr për një koncert?”/ Luizi zbulon emrat e këngëtarëve të njohur që do të bashkëpunojë

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, duket se ka vendosur që t’i përkushtohet shumë fort pasionit të tij, muzikës.

Mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ai tha se ‘sot është rasti dhe e ka mundësinë’ që përmes muzikës të qëndrojë pranë publikut që e do dhe e mbështet.

Këngëtari i njohur zbuloi gjithashtu se me kë do të bashkëpunojë. Dje u publikua bashkëpunimi i tij i parë me Donald Veshajn, që mban titullin “2shotsa” dhe që u prit shumë mirë nga publiku.

 

Pjesë nga intervista:

 

Romeo: Luiz do të fillosh koncertet?

Luizi: Kësaj radhe kam vendosur që të zë mend dhe jam në menaxhim të njerëzve profesionistë që marrin vesh nga kjo punë. Kanë zënë shumë data.

 

Romeo: Sa merr për një koncert?

 

Luizi: Aq sa më japin. Faleminderit ju them. Ka shumë data, ka shumë kërkesa

Romeo: Do fillosh të bësh bashkëpunime?

 

Luizi: Bashkëpunime do bëj, por edhe këngë vetëm kuptohet

 

Romeo: Me kë i ke këto bashkëpunime?

 

Luizi: Noizy e ka premtuar dhe do bëj. Do bëj me Stinën, Elvana Gjatën, Ylli Limanin. Por bashkëpunimi i parë që është bërë, e kam bërë me vëllain tënd.