Thursday, March 28

“Abuzuan me mua…”/ Luizi flet për periudhën e errët të jetës: Pata fatkeqësinë të bija në njerëz të gabuar

Luiz Ejlli ka bërë për herë të parë një rrëfim ekskluziv pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” që theu rekorde shikueshmërie.

Fituesi i këtij edicioni të reality show-t ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta, të cilat kanë ndikuar në karrierë.

“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbiz-it dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja.

 

Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.