Sunday, May 5

“Kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”/ Mediat serbe ‘tërbohen’ nga deklarata e familjes Kelmendi

Familja Kelmendi ka folur për mediat pas kualifikimit në finale, për faktin që arritën të korrin sukses në emër të Shqipërisë në “Eurovision”.

“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.

Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar mediat serbe, që e kanë cilësuar në shkrimet e tyre si “Skandal të madh”.

“Kemi një nënë që është Shqipëria e

“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.

Rikutjojmë se të shtunën, Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 10-ët në finalen e madhe.