Friday, April 19

Luiz Ejlli apo Nita Latifi: “2 Shotsa” vs. “Edhe 2 Gota”!

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi ditën e djeshme nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe ka të bëjë pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre. Kënga është titulluar ”Dy shotsa”, me sa duket Luizi po rikthehet në industrinë e muzikës sikur të mos e kishte lënë mënjanë kurrë.

Ndërkohë, këngëtarja Nita Latifi ka publikuar në InstaStory se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri titulluar “2 Gota”. Ajo në fakt ka shkruar se e ka bërë të ditur që në një video live për të gjithë ata që nuk e kanë parë njoftimin e saj. Një koecidencë midis dy ish-banorëve, të cilët në të njëjtën ditë dhe orë japin këtë lajm të rëndësishëm dhe me një ngjashmëri të madhe që në titull ( “2 Shotsa” dhe “Edhe 2 Gota”). Me tingujt e publikuar deri më tani, të dyja kanë të njëjtin vibe dhe me shumë siguri do të jenë hite në sezonin veror.