Thursday, April 25

Pas puthjes në BB VIP/ Kristi në kërkim të striptistes, shkon e viziton te…

Kur Vëllai i Madh i organizoi Luiz Ejllit festën e beqarisë, Krist Aliaj e shijoi në maksimum. Madje një nga balerinat që ishte e pranishme i dha një puthje në buzë.

Pasi mbaroi festa, Luizi i premtoi atij se do ta dërgonte ai te club-i ku ndodhen balerinat që ishin te festa e beqarisë.

Por Kristi nuk e ka pritur Luizin dhe ka shkuar vetëm. Jori Delli ka ndarë me fansat e saj një video ku ai shfaqet duke hipur te makina e “Maria Bonita Strip Club”.

“Ku po ikën o Krist? U fut brenda e pabesueshme”, dëgjohet të thotë modelja teksa Kristi shkon te makina.