Thursday, April 25

Valbona Mema tregon mbi ftesën e dasmës së Luizit dhe Kiarës!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Valbona Mema nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

 

Si tu duk finalja e madhe dhe çfarë të pëlqeu më shumë?

 

Absolutisht, ishte e magjishme çdo gjë. Emocione, nuk kam fjalë e kam përjetuar si të ishim ne aty brenda.

Si tu duk dasma e Luizit dhe Kiarës?

 

E përkyer, e magjishme të dy të bukur.

 

A do të doje të këndoje në dasmën e tyre nëse bëjnë dasmë?

Unë jam e ftuar zemër, kam qenë e ftuar që brenda shtëpisë, unë e kam bërë dasmën e parë.

 

Si të gjeti periudha pas Big Brother nga ana muzikore dhe nga ana personale?

 

Unë pata pak fatin e keq sepse unë dola për një arsye shumë madhore. Pa humbjes së motrës e përjetova shumë, por publiku ishte ai që më mbështeti më dha forcë me projekte, tani del dhe projekti tjetër. Pastaj është projekti muzikor me Armaldo Kllogjerin.