“Pse më sulmoni gjithë kohës?”/ Pasi nuk përballoi dot debatin, Kiara iu kthehet opinionistëve: Boll, më lodhët për Zotin…

“Pse më sulmoni gjithë kohës?”/ Pasi nuk përballoi dot debatin, Kiara iu kthehet opinionistëve: Boll, më lodhët për Zotin…

Një përplasje të fortë ka patur mbrëmjen e djeshme në studion e ‘Big Brother VIP’ mes Kiarës dhe opinionistëve dhe ish-banorëve që ishin të ftuar.

Teksa Kiara është munduar të justifikojë veprimet e Luizit kundrejtë vajzave brenda shtëpisë, ajo është përballur me komente të ashpëra.

Ish-banorja i ka kërkuar “llogari” Zhaklinës, pse kjo e fundit nuk e ka vlerësuar kurrë si vajzë të mirë.

Shiko SHQIP IPTV

Ndër të tjera Kiara në fund të debatit, pasi dukshëm nuk arriti ta përballonte atë, iu kthye opinionistëve duke iu thënë se pse e sulmojnë vazhdimisht.

“Ça keni që më sulmoni gjatë gjithë kohës, sinqerisht se nuk e kuptoj dot. Edhe kur isha brenda edhe tani që dola jashtë më keni sulmuar. Boll pra boll boll se më lodhët për Zotin.”- tha Kiara teksa ishte e nevrikosur nga situata.

Big Brother VIP