Friday, April 26

“Sa e pashë Efin dhe Kiarën që erdhën, mora një vendim”/ Luizi zbulon strategjinë e tij

Luizi dhe Qetësori kanë diskutuar sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother për rifutjen e Efit dhe Kiarës dhe si ndryshuan strategjitë e lojës.

Luizi ka zbuluar se e ka kuptuar menjëherë se për çfarë u futën Efi dhe Kiara në shtëpi dhe qëllimin e secilës.

“Sapo u futën te dera Efi dhe Kiara, sapo i pashë një moment të dyja e kuptova menjëherë se për çfarë është futur njëra, e për çfarë është futur tjetra.

 

Dhe i them Efit, a ke besim te loja ime që do bëj me ty. Ajo më tha po, kështu që unë e luajta në një mënyrë që ja si dolën, Efi është në finale.

 

Kiara është jashtë se Kiara as donte t’ja dinte për lojën, ajo erdhi për të ndenjur me mua. Efi dukej që në sy që donte medoemos të shkonte në finale,” tha Luizi.