Wednesday, April 17

“Çarçafin me gjak ia treguan vjehrrës”/ E reja rrëfen tmerrin: Më martuan pa dëshirë, bëra testin e virgjërisë…

Koncepti i virgjërisë në vendin tonë mbetet ende tabu, por duket se Shqipëria nuk është i vetmi vend me këtë problem.

Një vajzë me origjinë nga Britania e Madhe ka treguar historinë e saj, se si u detyrua të martohej me dikë që nuk e donte, por fillimisht duke provuar që ishte e virgjër.

Farah nuk ishte e detyruar vetëm për t’u martuar, por gjithashtu duhet që të kryente testin e virgjërisë, pa dëshirën e saj. Ajo u detyrua t’i nënshtrohej një testi të virgjërisë përpara se të martohej në moshën 18-vjeçare.

“Nuk e dija se ishte një formë abuzimi. Ndihesha e turpëruar për atë që më bënë të kaloj dhe këtë e mbaj me vete tani”, u shpreh Ferah.

Testimi i virgjërisë është i paligjshëm në Britani, por organizatat bamirëse që ndihmojnë gratë e prekura nga abuzimi me bazë nderi, kryejnë këtë test.

Farah që nuk është emri i saj i vërtetë, tha që mamaja e saj e çoi te një mjek në komunitet për të parë nëse ishte e pastër.

“Unë u detyrova të martohesha kur isha 18 vjeç, me shpresën për të jetuar me familjen e burrit tim. Kjo nuk është ajo që doja dhe ata e dinin këtë. Unë i rezistova kësaj deri në minutën e fundit, por nuk kishte asnjë ndryshim”, u shpreh Ferah.

Farah tha se ajo gjithashtu ishte “poshtëruar” në natën e saj të dasmës, kur çarçafët e saj të përgjakur iu treguan vjehrrës së saj për të provuar se ishte e virgjër.

Çfarë është testimi i virgjërisë?

Testi i virgjërisë është një procedurë e paligjshme që përfshin inspektimin e himenit në vaginë, me qëllim që të përcaktohet nëse një grua apo një vajzë është e virgjër.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) kanë thënë se testet e virgjërisë nuk kanë asnjë meritë shkencore apo tregues klinik.

Ata thonë se nuk ka asnjë ekzaminim të njohur që mund të vërtetojë nëse një grua ka pasur marrëdhënie vaginale, sepse himeni mund të çahet për arsye si përdorimi i tamponit dhe ushtrimet.

Një hetim i BBC në vitin 2020 zbuloi se grave u ofroheshin teste të virgjërisë të diskutueshme në klinikat mjekësore britanike, me disa reklama të ashtuquajtura “riparim i virgjërisë” , një procedurë e quajtur himenoplastikë.

A është testimi i virgjërisë kundër ligjit?

Ka qenë e paligjshme kryerja, ofrimi ose ndihma dhe përkrahja e testimit të virgjërisë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2022 dhe çdo i dënuar përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh burgim dhe mundësinë e një gjobe të pakufizuar.

Akti i Shëndetit dhe Kujdesit 2022 gjithashtu e bëri të paligjshme për shtetasit dhe banorët e Mbretërisë së Bashkuar, të ndihmonin me testimin e virgjërisë jashtë Britanisë.

OBSH ka thënë se testimi i virgjërisë praktikohet në të paktën 20 vende.

Testet ndërhyrëse konsiderohen si shkelje e të drejtave të njeriut nga OBSH dhe Kombet e Bashkuara dhe të dyja organizatat duan t’i shohin ato të ndaluara në mbarë botën.

‘Gratë nuk dinë ku të shkojnë për ndihmë’

Farah tani është e sigurt pasi i ka shpëtuar mjedisit të saj abuziv dhe është larguar nga Uellsi.

Por përvojat e saj kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm dhe ajo donte të ndante historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndihmuar të rejat e tjera që mund të përballen me të njëjtin abuzim.

“Jo shumë komunitete do të flasin hapur për këtë, por unë e di se disa vajza e kanë kaluar këtë, por nuk e dinë se ku të shkojnë për ndihmë,” tha ajo.

Numri i grave të prekura nga testimi i virgjërisë në Britani nuk dihet gjerësisht, pasi çështjet që lidhen me seksin mund të jenë tabu në këto komunitete.

Disa njerëz gjithashtu nuk e njohin atë si abuzim ose nuk e kuptojnë se është i paligjshëm dhe për këtë arsye nuk paraqiten për ta raportuar atë.