Saturday, April 20

VIDEO E PLOTË/ Vrasja e Ardian Nikulaj, autori e ekzekutoi në 13 sekonda

Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën, krim që akoma vijon të mbetet pa autor.

Autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulaj dhe më pas largohet.

68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, roja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave, ndërsa 2 persona pas banakut fshihen poshtë tij.

Ekzekutimi është mbyllur në më pak se 13 sekonda, qysh nga futja e autorit në lokal dhe largimi i tij pas aktit të rëndë.