Friday, April 26

“Më parë kundërshtoje kur nuk ishte dakord”/ Jori analizon lojën e Kiarës: Tani je dakord me çdo gjë

Gjatë ditës së djeshme, Jori Delli po bënte një analizë të Kiara Titos përpara se të dilte nga shtëpia dhe të Kiarës pasi u rikthye në “Big Brother VIP”.

Duke biseduar me moderatoren në dhomën e ndenjës, modelja i tha asaj se ka ndryshuar me rihyrjen e saj. Jori shtoi se më parë e kundërshtonte Luiz Ejllin në disa situata të caktuara kur ai gabonte, ndërsa tani nuk e kundërshton për asgjë.

Kiara tha se përpara se të dilte, në shtëpi ka patur shumë situata të rënda, krijoheshin më shumë debate dhe në disa gjëra nuk ishte dakord me Luizin, prandaj e kundërshtonte.

Ndërsa tani, sipas saj, situatat janë minimizuar dhe nuk ka se për çfarë të kundërshtojë. Kiara tha se Luizi ka ndryshuar shumë dhe nuk ofendon si më parë.