Sunday, April 14

EMRAT/ Sherri për motive të dobëta i mori jetën 20-vjeçarit, ja kush janë autorët dhe viktima

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika në Rrugën e Dibrës. Bëhet e ditur se viktima është i riu, Stivens Toshkës.

Ndërkohë, shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj akuzohen se kanë goditur me mjet prerës Toshkëzin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu policia ka njoftuar se Ensi Maze një nga dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e një 20-vjeçarit në Tiranë pas mesnate, është vënë në prangat e policisë.

Aktualisht policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

NJOFTIMI

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.