Thursday, April 18

E fundit!/Rama shtrohet në spital/ I nënshtrohet një operacioni në QSUT

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në mesnatë për heqjen e apandesitit.

Ka qenë zyra e shtypit e kryeministrisë që ka njoftuar se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtruar operacionit për heqjen e apendesiti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.