Saturday, April 20

“Po më flet si mik apo si lojtar?”/ Për çfarë diskutuan Efi dhe Luizi?

Ditën e djeshme Luiz Ejlli ka folur me banorët për Efi Dhedhes. Madje gjatë një bisede me Dea Mishel, këngëtari u shpreh se ka dëshirë që të nxjerrë Efin nga shtëpia, pasi dëshiron të marrë Kiara Titon në finale.

Sipas tij, ai di ta luajë shumë mirë lojën dhe se di që ta nxjerrë Efin edhe me zarf të zi, por se nuk do të luajë në këtë mënyrë.

Luizi u shpreh se do e nxjerri atë me nominim, që të mos dalë nga shtëpia si e “viktimizuar”, por të dalë si të gjithë të tjerët.

 

Sipas tij, ajo po e përdor si strategji që t’i kthehet e gjithë shtëpia kundër dhe opinionistët po ashtu.

Pasi foli gjatë për Efin, mbrëmë Luizi vendosi që t’i tregonte asaj se çfarë kishte bërë. Ai e paralajmëroi që gjatë prime-t të sotëm do të shohë disa gjëra dhe se është në dorë të saj nëse do ta besojë apo jo atë.

Madje Ejlli, i cili fitoi avantazh në lojë si lider i shtëpisë, e vendosi Efin përballë Deas në një lojë që e humbi kjo e fundit. Si pasojë, Dea doli automatikisht në nominim, ndërsa Dhedhes fitoi imunitet.

 

Duke u nisur nga kjo, Efi pyet se pse nuk ia tha më përpara se kishte folur për të, por ia tha pasi fitoi imunitetin me Dean.

 

Pjesë nga biseda:

Efi: Ma the tani pasi unë fitova lojën me Dean dhe mora imunitet

 

Luizi: Nuk ka lidhje, nuk ta thashë për frikë, ta thashë për nder

 

Efi: Nëse do të më bësh nder pse diskuton me mua, unë jam shumë e gatshme të luaj

 

Luizi: Nuk quhet. Po ta bëj nder se nuk është normale të të gjej nesër të papërgatitur, të jesh e përqendruar. Se si do reagosh është në dorën tënde

 

Efi: Po më flet si mik apo si lojtar?

 

Luizi: Si mik, se mos të të kisha veç do e shikoje.