Thursday, April 18

A është penduar Olta që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV?

Sot e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” ka qenë ish-banorja, Olta Gixhari. Kujtojmë se ajo vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.

Edhe pse ishte një nga lojëtaret më të forta, Olta krijoi shumë dinamika në shtëpi dhe malli për djalin e saj Amar ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi ta ndërpriste këtë rrugëtim. A është penduar Olta që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV?

Jo, vendimin e mendova disa ditë dhe të të them të drejtën veçanërisht 10 ditëshi i fundit u kthye në një vuajtje për mua. Më mori malli aq shumë për djalin dhe për familjen time por sidomos për Amarin sa e kisha të papërballueshme më. Edhe sikur të më thonin që: “E të fituar, qëndro.” unë nuk do qëndroja. Edhe sikur të më thonin që do ta shkurtonin 6 majin dhe do ta bënin dy javë unë prapë nuk do të qëndroja. E kisha të panegociushme. Të vjen ai limiti, kur mbushet kupa dhe fillon derdhet. 

Olta Gixhari tregoi edhe në lidhje me thashethemet që ka dëgjuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe i hodhi poshtë të gjitha “teoritë konspirative”, kështu i konsideroi aktorja këto.