Friday, April 26

Zhaklin Lekatari tregon tmerrin me të cilin po përballet. ‘Më kërcënojnë, më përndjekin, më dëmtojnë makinën’

Opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari ka treguar e ftuar në “Ftesë në 5”, se po përballet me një fenomen tejet shqetësues vetëm sepse jep opinione ndryshe nga ato të audiencës. Zhaklina tregoi se merr mesazhe kërcënuese çdo ditë, telefonata, përndjekje, ndalesa në rrugë dhe madje i kanë dëmtuar edhe makinën.

'Më kërcënojnë, më përndjekin, më

“Marr shumë kërcënime në ditë, ndalesat në rrugë, përndjekjet me makinë, dëmtimi i makinës. Po, po, më ndalojnë në rrugë. Dua të nis raportimin e gjuhës së urrejtjes, institucionet duhet të ndërhyjnë, të krijojnë një kartë digjitale të të drejtave të njeriut, në mënyrë që ne të mos dhunohemi kaq shumë vetëm se mbajmë qëndrime të ndryshme nga ato të audiencës”, tha Zhaklina.

'Më kërcënojnë, më përndjekin, më

E pyetur nga Bieta nëse ka paditur, Zhaklina u përgjigj: “Kë të padis më parë? Kam 100 mesazhe në ditë. I bie që të rri te zyra e policisë. Padis vetëm ata që më marrin në telefon në numrin tim privat ose kur e shoh që është e pamundur ta rregulloj në rrugë private, kur ndihem vërtet e kërcënuar ose kur shoh që familja ime është e kërcënuar”.

'Më kërcënojnë, më përndjekin, më

'Më kërcënojnë, më përndjekin, më

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *