Monday, February 26

Kiara “pranon gënjeshtrat”, i bën kërkesën e papritur Efit: E lëmë, siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit…

Pas 72 orësh sherr dhe të mërzitura me njëra-tjetrën Kiara dhe Efi janë ulur ditën e sotme dhe kanë biseduar bashkë.

Ka qenë Kiara ajo e cila e përulur I ka kërkuar Efit ta lënë këtë bisedë të sjellë nga jashtë për ta diskutuar po jashtë, ndërkohë që të vazhdojnë lojën.

Pjesë nga bidesa:

Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…

Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…

Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.

Kujtojmë se këto ditë Efi ka patur një mbështjete të madhe nga e gjithë shtëpia, ndërkohë që edhe mesazhet e ardhur nga aplikacioni ‘Big Love’ kanë qenë thuajse të gjithë në mbështetje të Efit.