Saturday, April 27

Lojë apo e vërtetë? Deklaratat kontradiktore të Efit pas debatit të nxehtë me Kiarën

Debati mes Efit dhe Kiarës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit në Big Brother VIP.

Të dyja u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi publiku vendosi që përmes një votimi të rikthejë katër banorë të eliminuar.

Në rrjetet sociale së fundmi është duke qarkulluar një video, e cila tregon dy deklarata të kundërta të saj nga koha kur u fut për herë të parë dhe koha kur u rifut sërish.

“I vetmi njeri që jam afruar sentimentalisht është vetëm Kiara, nuk është Luizi. Luizi është pjesë që vjen aty kur jemi bashkë”, ishte shprehur Efi në atë kohë.

Ndërkohë, ajo tha të tjera gjëra në spektaklin e së martës kur pati një debat të ashpër me Kiarën, së cilës iu drejtua duke i thënë se ajo është afruar fillimisht me Luizin e më pas me Kiarën.

Teksa po qëndronin në verandë, Luizi pyeti Ronaldon se si është futur ai në shoqëri me të edhe Efin.

Ronaldo pohoi se shkaku ka qenë Kiara, por Efi e mohoi, duke rënë në kundërshti me veten.

Efi është shprehur shumë e prekur nga debati dhe qëndrimi i Kiarës dhe Luizit, ndërsa nuk dihet nëse është pjesë e lojës apo jo. /TCH/