Tuesday, April 23

Efi, e zhgënjyer nga Luizi: Mendoja se do gjeja miqtë që lashë këtu

Efi, njëra nga banorët e rikthyera në “Big Brother VIP”, nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Luizit.

Duke folur në Prime, Efi tha se pas rikthimit ka kuptuar që Luizi nuk është më miku që la në shtëpi, madje tha se ka dyshime se është ndikuar nga Kiara për këtë qëndrim.

Efi: Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin. E di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë. Nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste. Ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.

Kam dyshim që Luzi ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua. Diçka ka këtu.