Debati mes Luizit, Efit dhe Kiarës ka shkaktuar komente të shumta në rrjet. Efi mbrëmë akuzoi Luizin se i ka qëndruar ftohtë që pas rifutjes së saj në shtëpi.
Efi nga njëra anë kërkonte që Luizi të mos hidhte poshtë shoqërinë e tyre e Luizi nga ana tjetër mbajti një anë me Kiarën duke i dalë kundër Efit. Ky debat ka shkaktuar dhe komente kundër Luizit, si rrallëherë.
Fansat kanë shpërthyer të indinjuar duke u shprehur se Luizi po i zhgënjen me këtë sjellje dhe se nuk duhet të reagonte kështu ndaj Efit. Madje disa arrijnë deri aty sa komentojnë nëse ai e meriton fitoren pas kësaj situate.