Friday, March 29

Të ardhurat shkojnë për familjen e Pal Kolës! Ja vlera aktuale në ankand e skulpturës së banorëve të BBVIP

E ftuar në Shqipëria Live, Jetona Koçibelli, gazetare moderatore e “Artkand” ka folur në lidhje me nsimën e banorëve të BBV2, për veprën e krijuar nga ta si një investim për të ndihmuar familjen e të ndjerit, Pal Kola.

Ai mbeti i vrarë pak netë më parë nga të shtënat ndaj godinës së Top Channel.

“Çmimi aktual 5 mijë e 500 euro. Personi që do e blejë do takojë nga afër banorët e Big Brother. Skulptura quhet “Ëndrra vazhdon”, ku lekët do i shkojnë familjes së Pal Kolës, rojës së cilit humbi jetën nga të shtënat në godinën e Top Channel.”, tha Jetona Koçibelli, gazetare moderatore e “Artkand.