Saturday, February 24

“Dua fitoren në Shkodër”, bashkëshortja e Elvis Pupës sqaron deklaratën: A fiton Luizi…

Përmes një lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ka qenë gruaja e Elvis Pupës, Belina Pupa.

Ajo që bëri bujë para disa ditësh është fakti se gjatë telefonatës me bashkëshortin e saj, Belina i thotë Elvisit se e do kupën në Shkodër, duke nënkuptuar se bën tifo për Luiz Ejllin.

Belina ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: Pavarësisht se ti ke veshur një bluzë me foton e Visit, në momentin që ke patur një telefonatë me të, ke thënë që bën tifo për Luizin. Kjo sepse e ke patriot apo të pëlqen loja e tij brenda shtëpisë.

Belina Pupa: Unë nuk kam thënë që bëj tifo për Luizin, u kam thënë patriotin sepse para se të futej Elvisi në Big Brother, ne kishim një gjë si personale. Duke pasur faktin që themi për herë ti je nga e ke gruan, e ke parasysh kur thonë nga je ti? Elvisi ma ka mësuar këtë dhe themi nga është gruaja. Edhe para se të futej aty i thosha kupën e duam në Shkodër, tani a fiton Luizi a fiton Elvisi për mua s’ka rëndësi, mjafton që kupa të na vijë në Shkodër, kjo është ideja.