Sunday, May 19

Gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit

Është gjetur ditën e sotme edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit, e mbytur në lumin Buna pak ditë më parë.

Trupi i pajetë i nënës së tre fëmijëve u gjet në fshatin Pentar, të njësisë Dajç, teksa lajmi është konfirmuar nga familjarët.

Kujtojmë se po ditën e sotme është gjendur edhe trupi i pajetë i fëmijës së vogël, ndërsa po ashtu është gjetur edhe trupi i dy vajzave, 9 dhe 8 vjeçe.

Me gjetjen e trupit të 39-vjeçares ka përfunduar gjithashtu edhe operacioni i kërkimit të 4 viktimave, teksa bëjmë me dije se të angazhuar në këtë operacion kanë qenë zhytësit e RENEA-s por edhe familjarë apo banorë të zonës.