Wednesday, May 1

VIDEO// “Je i pafytyrë”/ Romeo bën një tjetër armik në shtëpi, këtë herë u zu me…

Pavarësisht se marrëdhëni e tyre nisi shumë pozitive për shkak të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh, ku Lidi pretendonte se ishte vëllai i Heidit, Romeo dhe Lidi vijuan të ishin shumë të afërt edhe kur loja u zbulua.

Mirëpo që prej momentit që Lidi ka dalë në nominim, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, ku prej ditës së djeshme, dyshja është përplasur disa herë. Mëngjesin e sotëm, teksa kanë qenë në oborr, Romeo dhe Lidi kanë nisur të debatojnë ashpër, duke përfunduar deri në ofendime me njëri-tjetrin.

Romeo: Je i pafytyrë dhe pa respekt.

Lidi: Respekti është ndjenjë njerëzore. Unë ndaj asaj kam patur respekt, ndaj teje kam patur respekt, ndaj Heidit kam patur respekt, ndaj Julit kam patur respekt.

Romeo: O na iluminuat ju, respekti është ndjenjë njerëzore, po njerëzore është pse çfarë është.

Lidi: Po pse thua që është lojë?

Romeo: Kush e tha këtë? Respekti është që kur të thotë ajo hajde këtu, unë të them çfarë po bën. Respekti është kur ti thua pse më injoroni, unë them çfarë po bën ore, mos e thuaj këtë se po del keq. Ky është respekti plako, ta vlerësosh, ta respektosh dhe t’i duash të mirën tjetrit. Po ti e kupton por të duhet ta bësh këtë gjë për lojë. Ik merru me teatrin andej.

Lidi: Po pse thua je i pabesë dhe i pafytyrë?

Romeo: Sepse je i pafytyrë plako.

Lidi: Ky është respekti?

Romeo: Je i pafytyrë.

Lidi: I pafytyrë unë? Do e shikojmë.