Fitimet kolosale por investime të munguara, si reagoi konçesionari pas padisë

Fitimet kolosale por investime të munguara, si reagoi konçesionari pas padisë

Një tjetër shkelje e konstatuar ndaj kompanisë DCT ishte mospërmbushja e detyrimeve për investimin dhe modernizimin e sistemit kompjuterik.

Në nenin 3 të kontratës parashikohej investimi për softuerë dhe sisteme që të bënin të mundur lidhjen me rrjetin e Autoritetit Portual për të dhënë informacion në kohë reale për flukset e punës. Kjo, ishte me mjaft rëndësi edhe për të përcaktuar volumet e përpunimit dhe të ardhurat që kalonin për buxhetin e shtetit.

Shiko SHQIP IPTV

Në fakt, investimi i kërkuar u realizua, por kjo ndodhi vetëm pasi Autoriteti Portual depozitoi padinë në gjykatë për ndërprerjen e kontratës koncesionare. Kjo zbulohet nga aktet e ekspertimit të kryera për efekt të hetimit gjyqësor.

“Nga ky akt ekspertimi rezulton se gjithë investimi i kryer në IT kap vlerën 89 322 409 lekë. Gjate gjykimit rezultoi se ky investim

është kryer nga pala e paditur pas paraqitjes se kërkesë padisë ne gjykate. Gjykata çmon se ky investim do te konsiderohet si i pakryer në kushtet që është bërë në kundërshtim me nenin 12.1.7 të Kontratës së Koncensionit”, thuhet në vendimin gjyqësor që anuloi kontratën konçesionarë në Terminalin e Kontejnerëve.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020, konçesionari ka arkëtuar rreth 8 miliardë lekë, ose thënë ndryshe, 65 milionë euro. Nëse i referohemi grafikëve të bilanceve zyrtare, fitimet për kompaninë janë kolosale dhe në përqindje mjaft të larta. Në dy vitet e fundit, fitimet shkonin 39 deri në 41 % të xhiros, që përbën një rekord.

Pavarësisht arkëtimeve në nivele të tilla, investimet e domosdoshme kanë qenë minimale, duke u bërë një prej shkaqeve për ndërprerjen e kontratës. Në tabelën e zbardhur në vendimin e gjykatës, renditen investimet e munguara. Aty theksohet se investimet në prona të patundshme duhet të ishin në raport më të larta.

Aktualitet