Thursday, May 2

Elia Zaharia thyen heshtjen pas konfliktit fizik me Princ Lekën: U jam falenderuese atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!

Elia Zaharia ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar pas konfliktit fizik me Princ Lekën me të cilin është në proces divorci.

144 njerëz të botës së artit kanë firmosur një peticion ku kërkojnë të fshihet videoja e dhunës mes aktores Elia Zaharia dhe Princ Lekës.

Për peticionin ka reaguar pak momente më parë vetë Elia Zaharia, e cila thotë se ka kaluar disa ditë shqetësuese.

Ajo falenderon të gjithë artistët që nënshkruan peticionin dhe personat që e kanë mbështetur në lidhje me sherrin në Pallatin Mbretëror mes saj, babait të saj Gjergj Zaharias dhe Princ Lekës.

Mesazhi
Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!