Ditën e sotme nëna e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz, ka bërë një kërcënim publik.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pak ditë më parë ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e banesës së saj.
Ditën e sotme nëna e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz, ka bërë një kërcënim publik.
Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e viktimës tha se kërkon drejtësi për vajzën e saj.
“Punova dy ditë aty, më pas gjeta një punë tjetër në Bathore. Goca më tha; meqë ke këtë punën tjetër, po shkoj unë aty. Ditën e parë shkoi me gocën, i dha 20 mijë lekë.
Ditën tjetër shkoi vetëm, dhe nuk i kishte dhënë lekë gocës se do nxirrte gjoja gruan nga spitali. Ditën e dytë i dha një çantë me lodra për mbesën. Më tha; kur të vi do t’i jap lekët. I thash mos shko më se do të gjejmë një punë tjetër. Vajza nuk ishte e shqetësuar, ishte e qetë.
Ditën e shtunë pasdite nga ora 5 erdhi motra nga puna, dhe po bënte foto me Ambrën. Nuk më tha asnjë reagim se kishte shqetësim. Dje kam qenë në policinë e Kamzës dhe i kam thënë; nxirreni nga burgu. Ai në tiktok ka thënë se do të dalë se është me arkivol. Nëse shteti nuk bën gjë, me këto duar, do ta bëj copa-copa dhe kufoma do të dorëzohet në Policinë e Kamzës, është betim që i kam dhënë te varri vajzës.
Djalin dhe vajzën nuk e fus, vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr atë nga burgu se është me kartelë dhe është pa lekë, unë do të marr hak.”, tha nëna e 27-vjeçares.