Monday, April 29

Tag: shqiperia

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re”/ Rama “i pakënaqur” me progresin: Është vetëm fillimi, jo maja ku duam të arrijmë
Aktualitet

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re”/ Rama “i pakënaqur” me progresin: Është vetëm fillimi, jo maja ku duam të arrijmë

Ka nisur pasditen e sotme Asambleja e PS, ku fjalën e ka kryeministri i vendit Edi Rama. Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re, duke u ngritur në një nivel të ri, edhe pse kjo për kreun e qeverisë, nuk është maja ky synohet të arrihet. “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Është ngritur në një nivel të ri. Ka plot arsye që e phojnë këtë të vërtetë. Dy janë pohimet më të mëdha të saj: sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.   Një fillim i ri nga një nivel i ri, nuk është maja nga ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Rruga drejt asaj maje është ende e përpjetë, sfidat janë edhe më të mëdha. Rritet nevoja për dije, veti orientues, aftësi cilësi dhe shpejtësi vendimmarrëse. Kemi 10...
Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje Olsin e TikTokut
Kronike

Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje Olsin e TikTokut

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.   Drejtuesi i kamionit K.F ka përplasur për vdekje në vijat e bardha këmbësorin Oligert Dikën, 32-vjeç.   I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si 'Olsi Polici', videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë. Nga sa mësohet dyshohet se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor.   'Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të akside...
“Jam keq në spital, më dërgo para”, zbardhet skema e farmacistit që zhvaste qytetarët. Roli i të moshuarit me shokët e dominosë
Aktualitet

“Jam keq në spital, më dërgo para”, zbardhet skema e farmacistit që zhvaste qytetarët. Roli i të moshuarit me shokët e dominosë

“Jam sëmurë. Nuk dal dot nga spitali se jam rëndë. Më dërgoni 1 mijë ose 1 mijë e 500 euro”. Kjo ishte kërkesa që shtetasve të ndryshëm nga Kosova u mbërrinte në “messengerin” e tyre nga profilet e të afërmve. Por, asnjëri nuk e dinte se pas adresës nuk ishte i afërmi i tyre por një person, që kishte mundur të hakeronte adresën dhe të hiqej si i tillë. Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar njërin nga të përfshirët në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik. Ai quhet Liridon Peka, 28 vjeç me profesion farmacist. Ai doli të shtunën përpara gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Burime nga brenda procesit zbardhën edhe mekanizmin përmes të cilit ai dyshohet se ka përdorur për të zhvatur qytetarët nga Kosova. Hetimi për rastin ...
Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, çfarë ndodhi gjatë natës
Kronike

Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, çfarë ndodhi gjatë natës

Policia e kryeqytetit, sidomos në fundjavë shton patrullat në terren gjatë mbrëmjes për të siguruar rendin, por kjo nuk ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Personat që kanë prishur rendin kanë qenë vetë punonjësit e policisë, që janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.   Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre. Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikq...
Në kërkim të medaljes së artë, Distria Krasniqi shkon në finale
Sport

Në kërkim të medaljes së artë, Distria Krasniqi shkon në finale

Distria Krasniqi nuk ka të ndalur dhe është në kërkim të medaljes së artë.   Xhudistja kosovare ka kaluar në finalen e madhe të “Grand Slam-it” të xhudos që po mbahet në Gjeorgji, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë. Ajo në gjysmëfinale e mposhtu xhudisten gjermane Macha Ballhaus, derisa tani do të luftojë për medaljen e artë
Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe
Sport

Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe

Myrto Uzuni është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare. Beratasi këtë sezon ka shënuar 20 gola në La Liga 2 në Spanjë me Granadan, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës. Me një mesatare 0.63 gola për ndeshje, Uzuni është emri që po qarkullon tanimë në mediet evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer. Në bazë të golave dhe mesatares për ndeshje, 27-vjeçari shqiptar lë pas emra si Lewandowski apo Fullkrug, duke qenë në mes të gjashtë sulmuesve më produktiv në Europë.   Vendin e parë e mban Haaland me mesatar 1.04 gola për ndeshje, ndërsa pas tij Osimhen dhe Mbappe. Në vendin e katërt Uzuni, që me Granadan këtë sezon duket se ka bërë shumë fansa me paraqitjen e tij. Sulmuesit me performancën më të mirë:   Haaland (Manchester City) 1.04...