Friday, May 3

Tensione në veri të Kosovës/ Forca të shumta policie, serbët pengojnë kryetarin e ri të hyjë në komunë

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.

Kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë.

Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.