Tuesday, April 30

Mbushin tokën para Parlamentit me “lekë”/ Lëvizja Bashkë proteston kundër rritjes së pagave për pushtetarët: Mos u ngopshi

Lëvizja Bashkë proteston sot para parlamentit kundër rritjes së pagave për pushtetarët.

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.

Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.