Teksa në seancën e sotme parlamentare është parahsikaur të votohet ligji për kthimin e bansteve online, Deputeti opozitar Dashnor Sula është paraqitur ndryshe para Kuvendit.

Ai ka mbuluar trupin e tij me kartmonedha, për të ironizuar këtë nismë të qeverisë, ndërsa hodhi akuza se me bastet po pastrohen para të pista.

“Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur çmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullate ndërtuara. Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në ndërtim. Tani pastrimi do bëhet me bastet”, tha ai.