Monday, April 29

“Rama më kërcënoi, më tha do shkosh në të sëmës”/ Ahmetaj: Pronar i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar 3 herë, pasi Rama i tha se do të shkojë në të sëmës. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se është kërcënuar 3 herë, nga këto një herë nga burgu. Ahmetaj ka theksuar se kërcënimet i kanë shkuar dhe te fëmija i tij i vogël. Sipas tij, këto kërcënime kanë qenë të frymëzuara politikisht.

“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu. Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Po të investigohet Inceneratori i Tiranës zbardhet pazëlli, Rama i ka dhënë tokën, detin për leje ndërtimesh

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në momentin që do të investigohet Inceneratori i Tiranës do të zbardhet pazëlli për pronarin. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka shtuar se është Rama ai që jep tokën dhe detin si leje ndërtimi pasi ka qofte të veranda. Po ashtu Ahmetaj theksoi se ai është i persekutuar familjarisht dhe politikisht nga qeveria Rama.

“Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto pare,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Veliaj është pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se një biznesmen shqiptaro-zviceran i quajtur Besim Hoxha ka 40% të inceneratorit.

“Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë. Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri. Çfarë është ky biznesmen. Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri. Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë arsyeja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli tek intervista me ju, ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik,” tha Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se Veluaj ka urdhëruar disa kompani që të mos paguajnë për inceneratorin e Tiranës. Ai ka theksuar se gjyqtari është vënë në presion nga SPAK për të dhënë urdhër-arrestin ndaj tij.

“Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti,” tha Ahmetaj.

“Më kanë kërcënuar 3 herë”/ Arben Ahmetaj: Rama më tha që do shkojë në të sëmës

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar në momentin që ai ka dhënë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama nuk e ka lejuar. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se Rama e ka kërcënuar disa herë parë. Po ashtu ka deklaruar se në mbledhjen e kryesisë Rama i ka thënë që të shkojë në të sëmës. Pas Ramës, Ahmetaj ka shtuar se e kanë sulmuar të gjitha mediat dhe gazetarët me urdhër të kryeministrit.

“Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë”. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë”. E mora vesh që atë ditë, por nuk reagova. Dhe bëra mirë që nuk reagova, le të bëjë batuta sa të dojë. Në vazhdim u mor vesh që nuk isha pjesë e dosjes së Elbasanit dhe të Fierit dhe pastaj u sajua historia e dhënies së dosjes. Jo po u dha tek Sofra e Ariut, jo po i humbi Ramës dhe ia dhanë Adriatik Doçit.

Menjëherë filloi Top Channel, TCH e filloi goditjen kur kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. E mbajti 3 muaj emrin tim. Korrupsioni im? Ku ishte korrupsioni im? 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës ai TV, apo luftën e Ukrainës, por e mbajti me mua. Sigurisht që TCH e kishte të frymëzuar politikisht sulmin ndaj meje. Frymëzohej nga Edi Rama. Nuk kam frikë ta them. Ka bërë takim “X”-i dhe kryeministri për këtë çështje. U bë emision në TCH për Ditmir Bushatin. E kërkoi Rama. U bë për Niko Peleshin. E kërkoi Rama. U bë për Xhafën. E kërkoi Rama. Ramës ia dërgova dhe një haber. Ej mjaft. Nuk më do në parti, nuk më do në qeveri? OK. Mos u merr me mua.

Unë dola në “Opinion”. Një ish-miku im tha: “Ky Ahmetaj është budalla me shumë shkollë”. Nuk i bëra karshillëk kryeministrit. Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime”, tha Ahmetaj.

“Kam pasur përplasje me Ramën”, Ahmetaj: U përdor si justifikim për koka turku

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka patur disa herë përplasje me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se teoria e konspiracionit që ka dorëzuar dosjen e Inceneratorëve te Ilir Meta dhe ambasada amerikane ka qenë furnizuar nga Erion Veliaj. Po ashtu, Ahmetaj ka deklaruar se edhe pse nuk kishte asnjë firmë, ai ishte mik me Mirel Mërtirin.

“Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar. E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë. Ca na duhet se nuk ka firmosur? Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dalëngadalë, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat? Filloi gjithë tymnaja ka dhënë apo jo dosjen. Unë nuk e mora seriozisht. Rama nuk e ka besuar, por e ka përdorur kundër meje, për t’i vënë tapë kësaj çështjeje,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj nënkupton Ramën: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se nëse do të hetohet inceneratori i Tiranës do të ketë goditje të mëdha. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se kjo është arsyeja se përse nuk po hetohet inceneratori më i madh në vend. Me fjalët goditje në maksimum, Ahmetaj ka theksuar se janë të përfshirë në këtë aferë kryeministri Edi Rama. Ahmetaj po ashtu është shprehur se nëse SPAK do të hetojë siç duhet dhe do të ndjekë paratë, shqiptarët do të llahtarisen se deri ku shkon afera e inceneratorëve.

“Ka një letër që ka të bëjë me inc. e Tiranës në 2016. Nuk ka qenë ideja ime, po edhe sikur është perverse të shkosh në ambasada dhe të thuash është ideja e tij. Kam filluar ta refuzoj inceneratorin e Tiranës që në 2016. Hetimi ka shkuar tek pllakat, laminatet e kuzhinës, është pyetur zdrukthtari nga Elbasani. Po qe se do bëhet një hetim i vërtetë i inceneratorit të Tiranës, shqiptarët nuk habiten por do llahtarisen ku do shkojë. Unë thashë ndiqni paratë. Unë po goditesha me gurë nga dritaret e TopChannel e të tjera. Pra po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do shkojë shumë lart. Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua,” tha Ahmetaj.

Ahmetaj: SPAK nuk po më heton për Inceneratorët, me Mërtirin kam njohje

TIRANË- Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ai po hetohet nga SPAK për çdo gjë në jetën dhe familjen e tij, por vetëm për Inceneratorët jo. Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se nuk është pjesë e procedurës së inceneratorëve së Elbasanit dhe Fierit ndaj dhe nuk ka asnjë firmë.

“Unë do të kursehem ta quaj afera e inceneratorëve, për një sekondë dhe do të them se, çështja e inceneratorëve u fokusua fillimisht tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruar përpara shqiptarëve. Është e faktuar me letra. Mbase para 9 muajsh nuk më besonin, për arsye të emocionit, arsye të goditjes mediatike të paguar nga inceneratorët, për arsye të zellit të kryeministrit për të bërë prokurorin dhe gjykatësin ndaj meje, apo për të më zhveshur nga të gjitha funksionet politike, nuk po them qeveritare, të merituara. Të gjitha këto mua më kishin bindur që unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time, që në shtator të vitit 2021, mësuan me burimet e tyre të shumta se në finale ne e dimë kush e bën vetingun, kush merr në telefon, ne e dimë se kush dërgon mesazhe, se kush bën koordinatorin mes x dhe y. Kur morën vesh që në dosjen e Elbasanit dhe Fierit, unë nuk isha pjesë për shkak se unë nuk ka asnjë firmë në procedurë. Unë nuk kam marrë pjesë as në vlerësim, as në prokurim, as në përzgjedhje, tek asnjë prej inceneratorët. Më fal, Arben Ahmetajt po i hetohet e gjithë jeta, përveç inceneratorëve, gjithë jeta. Edhe marrëdhënia ime me partneren time, Eriolën, që kur ka nisur. Madje me kë kam pirë kafe, kam biseduar, kam ngrënë drekë dhe me kë kam udhëtuar. Por vetëm procedura e inceneratorëve jo, dhe inceneratorët. Pse? Sepse nuk jam pjesë e procedurës. Nuk jam pjesë. Të mos qenit pjesë e procedurës nuk e kam bërë as nga halli dhe as nga qejfi, por nuk kam pasur funksion të tillë, që të përfshihesha në procedurë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Madje, e kam thënë. Unë në funksionet e mia zyrtare nuk kam ndonjëherë mundësi, as të jap leje ndërtimi, as të bëj prokurim. A u bën 1.1 miliardë dollarë në rindërtim, gjithë prokurimet janë bërë nga palë të treta, autoritete nënkontratore të vendosura me ligj dhe vendime qeverie. Nuk po hetohem për inceneratorët, po hetohet jeta ime. Është interesante. Dyshimet në dosje janë e para për fshehje të ardhurash, e dyta korrupsion dhe e treta për pastrim parash,” tha Ahmetaj.

Po ashtu, Ahmetaj ka theksuar se me Mirel Mërtirin ka njohje, pasi ai kishte nisur procedurat për Inceneratorin e Fierit. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka pirë kafe me ish-kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo për të ndihmuar njeri.

“Nuk është e vërtetë. Ju falënderoj që e bëtë pyetje. Bëhet fjalë për 2.7 milionë lekë të reja në total, për një pronë të familjes time të dikurshme për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubat e ujit. Dhe ish-gruaja ime Albina ka kontraktuar, siç kontrakton rëndom si ti dhe çdo shqiptar, për të rregulluar dyshemenë, apo tubat një individ, i cili ka pasur marrëdhënie kontraktuale me ish-bashkëshorten time dhe ajo nuk ka asnjë lloj kontrate, asnjë lloj transaksioni me ITS. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe mund të ketë përdorur niptin gabimisht apo me qëllim të ndonjë kompanie, kjo nuk është puna e ish-bashkëshortes time. Ç’punë ka. Ka dhënë paratë për të paguar ndërrimin e tubave të ujit dhe kabllove elektrike. Jemi duke folur për 2.7 mln lekë të reja, në një pronë e cila është deklaruar që nga viti 2009, është gati një pronë prej 160 metrash. Po kthehemi, a e njihni Mirel Mërtirin? Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se, kur unë e kam njohur Mirel Mërtirin, i kishte filluar punët dhe madje të verifikohet se kur e kishte filluar punën në Fier, ai apo grupi i tij, apo kompania e tij që nuk e di nga ana e ogjikës juridike se si mund ti ketë krijuar entitetet. Ka pas filluar punë. Sepse u hap se paskam pasur një mesazh kafeje me Baftjar Zeqon. Unë nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon, për të ndihmuar kënd,” tha Ahmetaj.