Wednesday, April 17

Kryebashkiaku Veliaj: Sot jemi të gjithë me Top Channel, ngushëllime familjes së të ndjerit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar sulmin mbi Top Channel.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se sot të gjithë janë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Në mesazhin e tij, Veliaj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kërkon organeve ligjzbatuese që të zbardhin të vërtetën.

“Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, thekson Veliaj.