Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, ku do të zhvillohet seanca për çështjen “Gërdeci”.
Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për tragjedinë e Gërdecit.
Ndërkohë kujtojmë se Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.