Tuesday, June 25

“E provokonte situatën me stil”/ Einxhel zbulon mesazhet e para me Dj Dagz

Të gjithë u afeksionuam pas dashurisë së bukur të Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Planet për fëmijë që bënin me njëri-tjetrin brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në fakt u bënë realitet shumë shpejt; menjëherë pas daljes së tyre.

Pasi shijuan disa muaj njëri-tjetrin, Einxhel mësoi se ishte shtatzënë! Mirëpo, Dj Dagz e kishte “provokuar” situatën më herët, gjatë bisedave të para në “Whatsapp” pas daljes nga shtëpia e BB VIP.

Si një çun tepër romantik, teksa i shprehte dashurinë Dagz i shkruante Einxhelit:

“Të du shumë, oj Einxhel Shkira, Gumnishta”.

“E provokonte situatën me stil”/ Einxhel zbulon mesazhet e para

Ndërsa Einxhel i kishte treguar dorën duke lënë të kuptohet se për të patur mbiemrin e tij, s’kishte ende unazë.