Saturday, July 27

E mbulojnë me dollarë, Luiz Ejlli ‘çmend’ shqiptarët e Amerikës!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Luiz Ejlli pas daljes nga shtëpia e “BBV2” është përkushtuar shumë në karrierën e tij muzikore, ku ka publikuar edhe 2 këngë të reja dhe duke marrë pjesë në koncerte të shumta. Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Së fundmi janë bërë virale disa pamje nga koncerti, ku shqiptarët që jetojnë atje kanë hedhur dollarë në skenën ku po performonte Luizi dhe nuk janë pak.