Saturday, July 27

Nuk humbet kohë! Gazment Bardhi i përgjigjet Alibeajt: S’jam emocional, DHUNËN ndaj kolegëve do e dënojë

Bardhi: Ajo që unë kam thënë është që dhunosh verbalisht apo dhe të fyes deputetë që kanë mendim ndryshe është një sjellje prej grupimi paramiliatar. Së dyti, kam dëgjuar gjatë këtyre orëve që qëndrimi im ka qenë emocional, jo nuk kam qenë edhe pse nuk ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i zotit Berisha. Do dënoj dhunën ndaj kolegëve, shantazhet edhe kur vijnë nga anëtarë të PD-së që deri në këtë moment kanë menduar njësoj si mua. Nuk amnistoj veprime të patolerueshme vetëm sepse ndodhin në njërën palë. Kjo është të jesh koherent dhe të mbash qëndrime parimore.