Friday, July 19

“Duhet me i bërë kërkesë…”/ Luizi tregon nëse do bëjë këngë me Maestron: Ai…

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka bërë sot një bashkëbisedim virtual me mijëra ndjekësit e tij në “Instagram”.

Gjatë një live-i, fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” përshëndeti të gjithë fansat e tij. Këta të fundit i kërkuan atij që të këndojë dhe Luizi ua plotësoi kërkesën me shumë kënaqësi.

Por nga ana tjetër, Ejlli edhe iu përgjigj disa pyetjeve që ndjekësit i bënë teksa ai ishte live në “Instagram”.

Disa nga pyetjet e fansave:

A do bësh këngë me Noizy-n?

Me të gjithë do bëj

A do bësh bashkëpunim me Maestron?

Nuk pranon ai, duhet me i bërë kërkesë me shkrim, ka radhë