Monday, February 26

“Do i shkonte një bebe atyre por…”/ Raporti Bora-Donald parë nga sytë e Semi Jaupajt

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për karrierën e saj si dhe jetën personale.

Por jo vetëm kaq, pasi artistja u pyet edhe ne lidhje me çiftin e njohur Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me të cilin ka shoqëri shumë të mirë.

Në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ishin të ftuar edhe dyshja më e përfolur e showbiz-it. Madje në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Donaldi mbante në krah një bebe dhe Bora afër tij që dukej shumë e lumtur.

Bora-Donald prindër së shpejti? Ja se çfarë mendon Semi, mikesha e ngushtë e moderatores:

“I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)”.