Sunday, April 14

Mendohen si miq të çiftit, ja cilët personazhe të njohur nuk ishin në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të Kleas dhe Elgitit që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa. Por shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë. Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy nuk ishin prezent gjithashtu edhe Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, e cila ishte edhe mikeshë e Kleas, mungoi në ceremoni. Nuk dihet se përse këto personazhe mungonin derisa të pyeten në intervistat e ardhshme ose nëse çifti na e zbulon arsyen.

Pas mbarimit të dasmës dhe asaj dite të veçantë për të, Klea ka postuar disa foto nga celebrimi në Instagramin e saj dhe ka shkruar disa nga përjetimet dhe emocionet e saj në ato momente.