Friday, April 19

Braçe “ngre zërin” në Kuvend: Çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, përse këtu nuk reflektohen

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend shqetësimin për çmimet e larta.

Në fjalën e tij, Braçe tha se çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, ndërsa në vendin tonë kjo ulje nuk po reflektohet.

“Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë me 22.1%, ndërkohë që çmimet e drithërave në raport me prillin e këtij viti ranë me 4.8%, me një vit më parë kanë rënë me 25.3%. Çmimet e vajrave vegjetal, kanë rënë gjatë muajit maj në raport me prillin me 8.7%, ndërkohë me një vit më parë 48.2%.

Çmimet i mishit me 1% në muajin prill dhe me 5% në raport me një vit më parë. të vetmet që kanë pësuar rritje janë çmimet e sheqerit. Kam një pyetje për ata që bëjnë pazar, keni verifikuar të këtë rënë çmimi i vajit, i bukës sa ka rënë çmimi i drithërave.

Më e rëndësishme se sa të shahemi e të tregojmë me gisht secilin është të bëjmë tregjet të funksionojnë, ata që janë matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, përsa kohë të bien çmimet në tregjet ndërkombëtare, të reflektohen edhe këtu”, tha Braçe.