Friday, March 29

E FUNDIT/ Burg përjetë për nipin e deputetit të PS, zbardhet kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me burgim të përjtshëm për Redjan Rrajen.

Kërkesa e SPAK ka ardhur për akuzat e ngritura në lidhje me organizimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Prokuroria ka kërkaur dhe 35 vite burg për Ariol Halilajn, bashkëpunëtorin e Rrajës.

Ata akuzohen për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. I plagosur në këtë atentat mbeti gjithashtu edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi i Shijakut.